Pse yjet e Kosovës zgjedhin Shqipërinë? Flet trajneri i Kosovës

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Ramadan Cimili, ka folur për largimin e disa lojtarëve në ditët e fundit drejt Shqipërisë.

Kosova nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin, por që u paraqit mjaftë mirë.

“Largohen shkaku i pasaportave dhe lëvizjes së lirë. Federata duhet të bëjë më shumë që t’i mbajë lojtarët”, ka thënë Cimili.

Në anën tjetër edhe dy lojtarë të Kosovës e pohuan të njëjtën gjë.

“Një nga arsyet kryesore është pasaporta. E dimë që të Kosovës kemi shumë probleme me pasaportë. Në çdo kufi ne është dashur të presim së paku 10-15 minuta, ndërsa ata ecin shpejtë”, kanë thënë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu