Publikohet testamenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut (FOTO)

Në përkujtim të datës 17 janar, datë kur dhe sipas historisë së Shqipërisë është ndarë nga jeta hero ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbe, kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një foto të rrallë të vitit 1937.

Në rubrikën Amacord, Rama ka shkruar edhe disa fakte historike, që shumë prej nesh edhe mund të mos i kenë ditur.

Statusi i Rames 

80 vjet më parë, teksa po përgatitej të kremtonte 25-vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria nuk e dinte ende mirë se si duhej monumentalizuar heroi i madh, Skënderbeu, në kujtesën kolektive, e cila gjithësesi nuk harron se ai ndërroi jetë në 17 janar. Ekspozita e 1937-ës, e cila i ofroi publikut bocetet e përmendores së Skënderbeut (asnjë prej tyre nuk u realizua), dëshmon se sa i pakapshëm në dimensionin e tij të shumëfishtë, ishte ky personalitet. A ishte më shumë luftëtar apo diplomat(?), shtetndërtues apo legjendë e gjallë(?), histori apo mit(?)… Këto pikëpyetje vazhdojnë të përballin historianët, disa prej shumë skrupulozë e disa të tjerë fare pa skrupuj.

Ç’mund të thuhet sidoqoftë për Skënderbeun është në fakt shumë e thjeshtë: Ai është mishërimi i popullit që e ngjizi dhe e lartësoi dhe ishte siç përkufizohej vetë në letrën që i dërgonte ambiciozit, princit të Tarentit: “Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem mik i virtytit, jo i fatit”. Ky është testamenti i vërtetë i Gjergj Kastriotit për shqiptarët, të cilët, sa herë që i janë qasur me bindje, nuk janë braktisur kurrë as nga virtuti dhe as nga fati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu