Putin shpërthen në të qeshura, ministri thotë se Gjermania eksporton mish të derrit drejt Indonezisë (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin shpërtheu në të qeshura gjatë një takimi të kabinetit, pasi ministri rus i Bujqësisë, Alexander Tkachev, përmendi eksportimin e derrit në Indonezi.

Në detaje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tkaçev po propozonte një plan për të rritur eksportin e mishit dhe dha një shembull të Gjermanisë në drejtim të eksportimit të mishit të derrit në disa vende si Japonia, Kina dhe Indonezia.

Por ka qenë presidenti rus, Vladimir Putin ai që duke buzëqeshur ka sqaruar Tkaçevin se Indonezia është një vend mysliman, prandaj njerëzit atje nuk hanë mish derri, për të cilën ministri është përgjigjur me shaka “do të hanë”. Putini pastaj i thotë: “Jo, nuk do të hanë”.

Putin pastaj shpërthen në qeshje dhe Tkaçev pastaj buzëqesh dhe sqaron se ai donte të thoshte Korenë e Jugut dhe jo Indonezinë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu