Qytetarët bojkot masiv zgjedhjeve, KQZ shtyn orarin e votimit

Ndonëse ishte paraparë që mbyllja e vendvotimeve në Shqipëri të bëhet në orën 19:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka marrë vendim për shtyrjen e afatit të mbylljes së vendvotimeve deri në orën 20:00.

Në mbledhjen e KQZ-së u tha se në përgjithësi procesi po ecën i qetë, se votimi vazhdon të kryhet në të gjitha qendrat e votimit dhe se nuk ka asnjë qendër votimi në të cilën është bllokuar procesi i votimit.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për sistemin e IT-së të KQZ-së dhe aplikacionit përmes të cilit qytetarët do të paraqesin parregullsitë në procesin zgjedhor.

Anëtarë të KQZ-së thanë se sistemi i IT është duke punuar në mënyrë normale dhe se faqja publike e internetit ku paraqiten të dhënat për daljen e votuesve në zgjedhje për asnjë moment nuk ka pasur ndërprerje.

Po ashtu është shprehur shqetësimi se kërkimi në listën e zgjedhësve nuk ka funksionuar, pasi serveri i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka pasur rënie për shkak të ngarkesave, ndërsa aplikacioni i KQZ-së nuk ka pasur asnjëherë bllokim.

Në takim u tha se dalja jo e lartë e votuesve në zgjedhjet e sotme është si pasojë e temperaturave të larta dhe për shkak të Festës së Fiter Bajramit, ndërsa pritet që kjo përqindje të shënohet në orët e fundit të daljes në votime. /KosovaPress/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu