“Rama ha për mëngjes biftek me mish greku, në darkë pi shishka me gjak nga ai i Vangjel Dules”

Televizioni shtetëror grek ERT ka dërguar një ekip në Shqipëri për të dokumentuar atë që ata e quajnë shkelje të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Ata kanë intervistuar edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile në Tiranë, si Frrok Çupi, Elsa Ballauri, Artur Zheji e Fatos Lubonja.

Shumë shikues shqiptarë të dokumentarit dhe përdorues të rrjeteve sociale janë habitur me shkallën e retorikës anti-Ramë të të intervistuarve në fjalë.

Nuk mungojnë akuzat se në prononcimet e tyre të intervistuarit për të kritikuar Ramën kanë ndotur keqazi Shqipërinë.

Por njëri prej tyre Artur Zheji thotë se gjithçka është manipuluar.

Ja çfarë shkruan Zheji pas transmetimit të dokumentarit:

“Kur pashë dokumentarin e televizionit shtetëror grek ERT, që kishte intervistuar një listë të gjatë të të gjithë kundërshtarëve të afishuar të Ramës, e i kish prerë e montuar, simbas qejfit, u ndjeva keq. Simbas këtij dokumentari, të fokusuar mbi Himarën dhe Vangjel Dulen, panorama shqiptare, ishte krejt e mbrapshtë.

Dukej simbas këtij dokumentari, sikur Shqipëria drejtohej nga një Përbindësh, nga një perandor i drogës, krimit dhe thjesht një kapo bandë, që hante për mëngjes biftek me mish greku, në drekë paçe me kokë himarioti grekofon dhe në darkë zgjohej si vampire, e pinte pak e pak, shishka me gjak nga ai i Vangjel Dules, përzier me një koncentrat të përzgjedhur nga pikat e mbetura të gjakut të minoritarëve helenë.

Të gjithë ne në rradhë, për të bërë copë kryeministrin shqiptar, për të krijuar përshtypjen, simbas ustallëkut të gazetarit rafinato të ERT, që më kishte censuruar 99% në të folmen time, kur thoja cilat Çështje qëndrojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe sidomos për Çamërinë dhe për konverimin e detyruar të shumicës së shqiptarëve që gjejnë punë në Greqi.

Dhe asnjë fjalë për problemet reale shqiptaro-greke, që ndoshta edhe i kanë thënë, por në dokumentar, u dëgjua vetëm kriminalizmi total, vetëm i Kryeminsitrit shqiptar, në sy të gjithë Greqisë dhe sigurisht, termi Çamëri, nuk u dëgjua askurrë dhe as një çast të vetëm.

Personalisht diferencohem nga ky përdorim i njëanshëm dhe i turpshëm, mediatik i kolegut shtetëror të ERT…”

Ende nuk kane reaguar Lubonja dhe te tjeret per menyren si jane pasqyruar intervistat e tyre ne dokumentar. /Dita


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu