Rama: Hallall t’i kenë ministrat, vetëm të pranojnë humbjen më 26 qershor

Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë e Durrësit, përmes batutave tregoi edhe njëherë se pse u detyrua të luante rolin e “Romeos” në arritjen e marrëveshjes me PD.

“Ju siguroj se në këtë moshë edhe Xhuljeta e Xhuljetava të ishte do thosha harroje Edi Rama se ke punë të tjera. Tani kur të vijnë dhe të huajt për shkesë, e thonë po shikoje edhe njëherë, djali është i gjatë… E bëmë këtë se do na vështirësohej shumë rruga për tu ulur në tryezën e negociatave me BE”,- tha Rama.

Ai po ashtu tha se gjithçka u arrit për të mirën e Shqipërisë dhe shtoi se ia ka bërë hallall Lulzim Bashës ministrat që mori, me qëllim që më 26 qershor të pranojnë humbjen e zgjedhjeve.

“Kjo ishte kënaqësi e madhe sepse vettingu fitoi si rezultat i një marrëveshje që u bë për Shqipërinë. Kur më thonë lëshove shumë se morën shumë ministra, iu them se me ato që fitoi Shqipëria hallall ministrat deri më 25 qershor. I futa në qeveri që më 26 qershor të mos thonë prapë na i vodhët. Pra të pranojnë rezultatin”,- vijoi kryeministri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu