Raporti i hidhur, ja 8 pasanikët e botës që kanë para sa gjysma më e varfër e popullsisë (FOTO)

Bazuar në raportin e fundit të Forumit Ekonomik, pasuria e 8 njerëzve më të pasur në Tokë barazohet me pasurinë e 3.6 miliard njerëzve më të varfër të marrë sëbashku, shkruan “Russia Today”.

Lista e 8 individëve më të pasur në botë, të gjithë meshkuj, bazohet në listën e revistës Forbes, që çdo vit rendit më të kamurit e botës, ku përfshihen themeluesi i Microsoft Bill Gates, bashkë-themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg dhe themeluesi i Amazon Jeff Bezos, Amancio Ortega, Warren Buffett, Carlos Slim Helu, Larry Ellison, Michael Bloomberg.

WFC e vë theksin tek hendeku i madh që po krijohet mes njerëzve të pasur dhe atyre të varfër: “Është e dhimbshme që gjithë kjo pasuri të mbahet në duart e vetëm pak personave ndërkohë që gjysma e botës po vdes urie”.

Pabarazia ekziston jo vetëm mes të pasurve dhe të varfërve, por edhe përsa i përket gjinisë.

“Nëse ecim me trendet aktuale, do të duhen 160 vjet që të shohim një grua të paguhet njësoj sa një burrë,” shkruhet në raport.

Bill Gates
Mark Zuckerberg
Jeff Bezos
Amancio Ortega
Warret Buffett
Carlos Slim Halu
Lary Ellison
Michael Bloomberg /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu