Rashat Mati 16 vjeçari dibran që po çmend Amerikën, kampion bote në boks (VIDEO)

Reshat Mati, djaloshi 16 vjeçar i cili po çmend Amerikën me aftësitë e tij sportive. Ai është shpallur kampion bote në boks, kickboks, maitai dhe sporte tjera të mundjes.

‘Arusha Shqiptare’ është nofka me të  cilën ai njihet në Amerikë, ai ka fituar 263 ndeshje nga 278 të zhvilluara, transmeton InfoShqip.com

“Gjithë jetën time i’a kam kushtuar boksit, kickboxit dhe sporteve të mundjes.  Kam korur shumë suksese por jam fokusuar më shumë tek boksi dhe po trajnohem fort. Më pëlqen të godas fort e të sulmoj”, ka thënë Reshati për mediat.

Ai është më i talentuari në këtë kontinent dhe mediat amerikane shkruajnë çdo ditë për të.

Reshat Mati thotë: Pasi dal nga shkolla kam shumë pak kohë pushim dhe vazhdoj me stërvitjet 6 orëshe. Kështu bëj çdo ditë, punoj fort.

Ai po ushtron me trajnerin e legjendës së boksit Mike Tyson, me të mirnjohurin Tedi Atlas.

Reshati është lindur në Amerikë por prejardhja e tij është nga Dibra, menaxheri i djaoshit është babai i tij i cili edhe kujdeset për karrierën e të birit. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu