Rashkovski: Qeveria do të bëjë gjithçka që Super Kupa të mbahet në Shkup

Qeveria do të bëjë gjithçka është e domosdoshme që me kohë t’i mlnjanojë të gjitha vërejtjet nga UEFA dhe finalja e Super Kupës evropiane të mbahet në Shkup, siç është planifikuar, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

“Qeveria dëshiron ta promovojë Republikën e Maqedonisë në dritën më të mirë dhe për këtë arsye edhe krahas të gjitha pengesave që po bëphen brenda nga disa struktura, Super Kupa, megjithatë do të mbahet në Shkup. E patëm privilegjin ta fitojmë pjesën organizuese të Super Kupës dhe ajo që si informatë dhe vërejtje është dhënë nga FFM dhe PUIG, përkatësisht Shoqatës aksionare për ndërtim dhe ekonomizimk me hapësirë banesore dhe afariste do ta mënjanojmë me kohë. Duhet deri më 21 korrik t’i përfundojmë, sepse më 23 korrik vjen kontrolli final i cili do të vendosë nëse Super Kupa do të mbahet në Shkup apo jo”, tha Rashkovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se vërejtjet që i ka UEFA për gjendjen e Arenës “Filipi i Dytë” në Shkup janë notuar në të gjitha raportet prej shtatorit të vitit 2015 e këndej dhe shtoi se raporti i fundit i dërguar FFM-së më 15 qershor të këtij viti, Federata e ka ruajtur shtatë ditë pas çka ia ka dërguar Qeverisë. Të gjitha punët, potencon, kanë mundur të bëhen me kohë, ndërsa në gjashtë muajt e fundit, për shkak të shkaqeve të pakuptueshme, nuk është punuar aspak.

Theksoi se FFM tashmë ja marrë bileta gratis nga UEFA për Super Kupën në Shkup dhe pyeti çka mendon Federata të bëjë me to dhe kujt do t’ia ndajë.

Saktësoi se nga ana e PUIG është kërkuar alokacion në 120 milionë denarë në mënyrë që të mund të përfundohen të gjitha punët.

Theksoi se ka informata deri më tani të pakontrolluara se PUIG ka lidhur kontratë me ndërmarrjen Atrium nga Vevçani, pronar i të cilës është vëllau i deputetit Kërsto Mukoski, për gëlqerim të hapësirave ndihmëse të stadiumit dhe hapësirave që çojnë drejt hyrjeve VIP me çmim prej 10 euro për metër katror.

Si vërejtje kryesore të UEFA-së për gjendjen e stadiumit janë mungesa e pajisjeve klimatizuese, hapësirës për stacionim të automjeteve raportuese, infrastrukturës për rrjet interneti dhe qasje drejt internetit në pajtim me kapacitetin e stadiumit, plane për evakuim, rrethojat e palyera, sipërfaqet e pagëlqeruara të stadiumit, mungesa e përçimit adekuat në rast të mungesës së energjisë elektrike…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu