Reagimet për sulmin, solidarizim me Londrën

Armed police gather at Manchester Arena after reports of an explosion at the venue during an Ariana Grande gig in Manchester, England Monday, May 22, 2017. Several people have died following reports of an explosion Monday night at an Ariana Grande concert in northern England, police said. A representative said the singer was not injured. (Peter Byrne/PA via AP)

Flamujt në institucionet britanike janë në gjysmë shtizë pas sulmit më të rëndë terrorist në territorin britanik në 12 vitet e fundit.

E veçanta e këtij sulmi është se objektiv janë bërë fëmijët dhe të rinjtë e apasionuar pas muzikës pop. Ndërkohë, politika britanike ka ndaluar fushatën elektorale për zgjedhjet e parkohshme të 8 qershorit deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet britanike kanë shtuar masat e sigurisë në mbarë vendin dhe ka shtim të pranisë policore të armatosur në qytetet kryesore të vendit.

Hetuesit britanikë të Antiterrorit jane duke punuar për të mësuar nëse personi që kreu sulmin kamikaz ishte njeri i cili operonte vetëm, apo ka qenë pjesë e një rrjeti më të gjerë terrorzimi.

Britania ka pasur një rekord të admirueshëm në luftën kundër terrorizmit që nga sulmet me bomba në 7 korrik të 2005, ku janë shmangur afro 13 komplote për sulme dhe vetëm gjatë vitit të kaluar, falë efikasitetit të shërbimeve inteligjente britanike.

Ndërkohë, nga bota nuk kanë munguar mesazhet e solidaritetit me popullin dhe qeverinë britnaike, që nga Asutralia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Franca ku presidenti i ri Macron e cilësoi ngjarjen një “sulm vrastar”.

Por më e rëndësishme është oferta për bashkëpunim mes oraganeve të inteligjencës dhe koordinimi ndërkombëtar mes tyre për të gjurmuar dhe shmangur sulme të ngjashme terroriste, si ky i Mançesterit, më i rëndi për nga numri i viktimave pas sulmit të 7 korrikut 2005 në Londër, ku humbën jetën 57 persona.

Niveli i gatishmërisë në vend është në nivelin e dytë më e lartë që prej tre vjetësh, ndërkohë që aktiviteti terrorist është rritur e thuajse çdo ditë ka pasur nga një të arrestuar të dyshuar për organizimin e sulmeve./tch


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu