Real Madridi pritet ta apelojë kartonin e kuq të Sergio Ramosit

Gjyqtari Jose Luis Gonzalez Gonzalez ka marr shumë kritika për shkak të kartonit të kuq drejt Sergio Ramosit.

Mbrojtësi u ndëshkua në minutat shtesë të ndeshjes kundër Deportivos, kur Real Madridi e kishte kompletuar fitoren dhe ishte duke udhëhequr 3-0.

Ramos ishte ndëshkuar për shkak të një ndërhyrje në zviceranin Fabian Schar, kur topi ishte ajër.

“Ramos e ka fituar topin duke e goditur me bërryl kundërshtarin, në mënyrë të pamatur”, ka shkruar Gonzalez Gonzalez në raportin e ndeshjes.

Los Blancos pritet ta apelojnë këtë kartonë dhe nëse ajo pranohet, Ramos do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Valencian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu