Reali mund ta thyej rekordin e Barcës së kohës së Guardiolës

Real Madrid do të mundohet të shënojë fitoren e tretë rresht në La Liga.

Los Blancos do të jenë mysafirë të skuadrës e paralagjes së Madridit, Getafes, e cila zë pozitën e 14 në renditjen tabelore.

Getafen, kampioni spanjoll e ka mposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, e cila gjë e bënë favorit absolut Realit.

Por, nëse “mbretërit” arrin një fitore ndaj të kaltërve, do të bëhet ekipi i parë që fiton 13 ndeshje rresht si mysafirë.

Këtë rekord e mban skuadra e Barcelonës, të cilën e ka arritur gjatë drejtimit të trajnerit Pep Guardiola.

Theksojmë se Reali është i pamposhtur në 60 nga 65 ndeshjet e fundit në ligën elitare spanjolle.

Ndryshe, ndeshja do të luhet sot dhe pritet të fillojë rreth orës 16:15.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu