Reali poshtëroi Barçën në Bernabeu para takimit ndaj Napolit (FOTO)

Java e parë e 1/8 në Ligën e Kampionëve ka përfunduar për dy klubet më të mëdha spanjolle.

Real Madridi fitoi me rezultat 3-1 ndaj Napolit, kurse Barcelona humbi ndaj Paris Saint Germainit.

Rivaliteti i madh me klubit katalunas dhe Los Blancos bëri që këtë të fundit të tallen me Barçën para takimit ndaj Napolit.

Pak minuta para se të fillonte ndeshja ndaj napolitanëve në televizionin gjigant në Bernabeu janë shfaqur golat e PSG-së.

Me të parë tifozët këtë kanë filluar me brohoritje dhe duartrokitje të mëdha. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu