Reali i Zidane apo Barcelona e Guardiolas? UEFA vendos se cili është ekipi më i mirë

Skuadra spanjolle, Real Madrid, nuk ka thyer rekord vetëm me triumfin dy vite radhazi në Ligën e Kampionëve, por edhe me jetëgjatësinë në krye të renditjes së UEFA-s.

Reali për të katërtin vit radhazi është skuadra më e mirë në Evropë me 176 pikë, rezultat më i mirë se sa Barcelona e Pep Guardiolas, e cila vendin e parë e kishte mbajtur vetëm për dy sezone radhazi.

Madrilenët epitetin e skuadrës më të mirë e mori pas sezonit 2013/2014, kur fitoi Ligën e Kampionëve të parë, teksa e ka fituar tre herë në katër vitet e fundit.

Në vendin e dytë renditet Bayern Munich me 22 pikë më pak se sa Reali, ndërsa Top-5-shen e mbyllin, Barcelona, Atletico Madrid dhe Juventus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu