Receta e lashtë popullore që ka mahnitur mjekët: Shpëtimi për zemër, mushkëri dhe nervozë

Që moti populli ynë kësaj bime i është qasur si bimë mbrojtëse. Këtyre ditëve përsëri e kujtojmë murrizin, i cili pothuajse është harruar, e që dikur kishte shërbyer si zbukurim i kopshteve.
Se është harruar, është mjaft keq për faktin se ofron veti të shumta shëruese. Gjethet e tij përmbajnë “trimetilaminë” dhe “glikozid oksiakantin”, derisa fryti përmban vaj eterik, taninë, saponinë, glikozide dhe fruktozë, por edhe kalium, natrium, kalcium dhe acide fosforike. Murrizi para së gjithash u dedikohet njerëzve që kanë probleme me zemër, por edhe femrave në parapauzë dhe menopauzë. Po ashtu, murrizi i qetëson edhe nervat. Për shërim shtëpiak mund të përgatitni tinkturë nga murrizi, e cila rregullon shtypjen e gjakut, përshpejton qarkullimin e gjakut, forcon enët e gjakut dhe zemrën. Krahas kësaj, ul rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës, derisa i zbut edhe simptomat e bronkitit, inflamacionet e mushkërive dhe sëmundjeve të tjera të mushkërive, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT:

60 gramë përzierje të gjetheve të freskëta dhe lule të murrizit; 3 decilitra 96 për qind alkool mjekësor; Një kavanoz i qelqtë që mbyllet në mënyrë hermetike. PËRGATITJA: Imët i copëtoni lulet e murrizit dhe i futni në kavanoz. E mbuloni më pas me tre decilitra alkool, i përzieni, e mbyllni dhe e lini në temperaturë të dhomës për të qëndruar tri javë rresht. Pas kësaj periudhe të caktuar kohore, përmbajtjen e procedoni në një kavanoz të errët që po ashtu mund të mbyllet në mënyrë hermetike dhe e ruani në vend të errët e të ftohtë. Kjo sasi do të duhet t’ju shërbejë për tre muaj.

PËRDORIMI:

Tretni 15 pika tinkturë në 50 deri 100 ml ujë dhe i pini gjysmë ore para secilës shujtë. Ta konsumoni tre deri katër herë brenda ditës, e përdorni rregullisht për tre muaj, e më pas duhet të bëni pauzë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu