Rënia drastike e Bitcoin shkakton panik në tregjet botërore, këmbimorja më e madhe në Kinë paralajmëron mbylljen

Kina ka lulëzuar si një vend tregtie e monedhës virtuale gjatë viteve të fundit, por këmbimorja më e madhe kineze e monedhës virtuale të quajtur Bitcoin, BTCChina tha të enjten se do të ndalojë të gjitha tregtimet që nga 30 shtatori.
Dhe ky nuk është i vetmi veprim, përcjell Telegrafi. Vetëm pak orë pasi BTCChina njoftoi mbylljen e saj, transmetuesi kinez i lajmeve Yicai raportoi se vendi planifikon të mbyllë të gjitha këmbimoret Bitcoin deri në fund të shtatorit, duke cituar burime financiare në Shangai.

BTCChina tha se vendimi i saj bazohej në një direktivë të 4 shtatorit nga autoritetet kineze që shprehu shqetësim rreth rreziqeve të investimeve të përfshira.

Ky ndalim, si dhe paralajmërimet nga rregullatorët në vendet e tjera, ka nxitur frikën e një goditjeje më të gjerë.

“Ndalimi nga Kina është duke shkaktuar një panik në treg, pasi mesazhe të përziera dhe mungesa e qartësisë ka kthyer ndjenjën e pasigurisë”, ka thënë Charles Hayter, themelues i faqes së analizës së të dhënave Cryptocompare.

BTCChina, një nga platformat më të mëdha të tregtimit të Bitcoin të Kinës, e cila gjithashtu drejton një shkëmbim ndërkombëtar nga Hong Kongu, do të ndalojë regjistrimin e përdoruesve të rinj nga e enjtja, thuhet në mikroblogun e saj zyrtar.

Paniku gjithashtu u përhap në monedhat tjera virtuale, me rivalin kryesor të ether, ndonjëherë i quajtur ethereum – gjithashtu shënoi rënie rreth 10 për qind, sipas Coinmarketcap. /Telegrafi/