Respek, ky ishte truproja që mbrojti deputetët nga huliganët (FOTO-VIDEO)

Fotografi të tjera vazhdojnë të dalin brenda Parlamentit të Maqedonisë atje ku protestues kundër zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit që është i pari shqiptar në këtë pozitë Talat Xhaferi.

Ky është njëri nga Truproja më i përfolur i cili mbrojti të gjithë deputetët që të mos sulmohen deri sa edhe nxori revolen dhe largoi protestuesit.

Deri më tani në Qendrën Spitalore të Shkupit kanë kërkuar ndihmë mbi 100 persona, shumica e tyre deputetë dhe pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit.

Nga dhuna e protestuesve mesë shumti ka pësuar deputeti shqiptar, Ziadin Sela, i cili është dukë u trajtuar Qendrën Spitalore të Shkupit dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Udhëheqësit politik shqiptarë u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve për gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje.

Po ashtu ambasadat e shteteve perëndimore në Shkup e kanë përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Situata ka dal jashtë kontrollit, pas zgjedhjes së kryetarit të Maqedonisë dhe protestuesit të udhëhequr nga lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” kanë pushtuar Kuvendin./tvkoha

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu