Rexhep Selimi e Albin Kurti “gjëmojnë” odën në Mramor, krisë kënga e çiftelia (FOTO)

Deputetët e Levizjës Vetëvendosje, Albin Kurti e Rexhep Selimi janë mbledhur sot në Mramor.
Në këto orë të mbrëmjes ata po qëndrojnë bashkë më disa qytetarë të këtij fshati në periferi të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Detajet e këtij takimi nuk i ka dhënë deputeti Rexhep Selimi, por i njëjti vetëm ka bërë publike foto nga takimi. Bashkë me Selimin e Kurtin është edhe drejtori në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi.

Duket se aty nuk do të mungojë kënga pasi disa nga pjesëmarrësit mbajnë me vete edhe çifteli.

Aty shihet një numër i madh i qytetarëve, të cilët janë përkrahës të Lëvizjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu