Rezarta sulmon ashpër Tahirin: Për fajin tënd vajza ime po rritet pa baba (FOTO)

Ditën e sotme, Rezarta Shkurta feston ditëlindjen.

Ashtu si prej shumë vitesh, ajo e feston ditëlindjen krah vajzës së saj, pasi bashkëshorti, Ermal Hoxha gjendet në burg.

Ai u kap në kuadër të operacionit “Xibraka” dhe u dënua me 10 vite burg por që me gjykimin e shkurtuar ai do të kryeje vetëm 6 vite burg.

Në këtë ditë të rëndësishme për këngëtaren e njohur, ajo ka zgjedhur t’a shprehë dhimbjen e situatës së saj nëpërmjet 3 mesazheve të sajuara por që “godisnin” shumë mbi figurat e njohura politike, si Berisha, Rama e Tahiri.

Ndër tre mesazhet (shiko galerinë) ajo ka zgjedhur të thumbojë më shumë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e fajësuar atë mbi burgosjen e Ermal Hoxhës.

Në rrjeshtat e mesazhit ajo shkruan se për faj t ëish-ministrit vajza e saj është rritur pa baba.

Sajmir Tahiri: “Rezart gëzuar ditëlindjen e dashur! Këto ditë të kam menduar gjatë.

Sa herë shihja djalin tim që rrezikonte të rrinte pa babain, mendova vajzën tënde që u rrit pa babain sepse mua kështu ma donte qejfi.

Po më zënë haqet e tua Rez, prandaj për ditëlindjen tënde do të lutesha të më falësh”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu