Risitë e iPhone 8 jashtë çdo parashikimi

The Wall Street Journal raportoi se kompania Apple është duke testuar 10 lloje të ndryshme të prototipave për iPhone-in e vitit 2017.

iPhone 8 do të karikohet me wireless. AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të ‘shpëtuar’ nga kabllot. Burime të ndryshme, duke përfshirë Bloomberg, raportojnë se Apple është duke e testuar teknologjinë e mbushjes me wireless dhe se kjo teknologji do të paraqitet në iPhone-in e ardhshëm.

Madje, iPhone 8 do të mund të mbushet nga një distancë e largët – edhe nga dhoma në dhomë. Lamtumirë butoni Home Në mënyrë që të rritet madhësia e pajisjes, Apple raportohet se do ta largojë plotësisht butonin Home.

Duke e hequr këtë buton Apple do të jetë në gjendje që të fitojë një hapësirë më të madhe të ekranit, i cili do të shtrihet nga skaji në skaj. Mund të ketë teknologjinë e skanimit të fytyrës Prezantimi i Touch ID në iPhone 5s solli një nivel krejtësisht të ri në sigurinë e celularëve, por Apple planifikon që biometrikën ta integrojë edhe më mirë.

Një raport nga një prodhues çipesh nga Kina sugjeron se iPhone do të përmbajë teknologjinë e skanimit të syrit. Kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje ta hapin celularin vetëm duke e parë kamerën në ekran, shkruan Living.

Ekrani do të jetë i lakuar iPhone 8 pritet të ketë një ndryshim të madh në dizajn. Ndryshimi më i madh është se ekrani do të jetë i lakuar në skaje, ngjashëm me Galaxy S7 Edge./albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu