Robert Nesimi: Matematikat zgjedhore, Zeka i BESËS “shkelë” kundërshtarin

Analisti i mirënjohur statistikor dhe matematikor Robert Nesimi, i cili ka specialitet zgjedhjet në kampin politik shqiptar në Maqedoni, ka publikuar parashikimet e tij për zgjedhjet lokale. Mes tjerash, ai ka analizuar edhe mundësitë për Komunën e Çairit, ku parashikon fitore të kandidatit të BESËS Zeqirija Ibrahimi. Sipas Nesimit, paqartësia e vetme në Çair është vota e shqiptarëve të LSDM-së. Nëse ata nuk dëgjojnë partinë dhe votojnë kundër BDI-së, atëherë Zeka mund të shkelë totalisht Visar Ganiun, thotë Nesimi. Sidoqoftë, edhe nëse shqiptarët e LSDM-së votojnë për BDI-në, Zekës nuk i rrezikohet fitorja, por vetëm dallimi në vota.
Ja analiza e Nesimit për Çairin:

“Nuk do mend se favoritë kryesorë për të kaluar në rundin e dytë dhe për të fituar janë Zeqirija Ibrahimi i Besës dhe Visar Ganiu i BDI. Me pritjen se maqedonasit e LSDM-së do të votojnë partiakisht për Visar Ganiun, gjithça më tej do të varet nga disponimi i votuesve shqiptarë të LSDM-së. Nëse tek ata mbizotëron mllefi ndaj BDI dhe votojnë Zeqirija Ibrahimin, ai mund të bëjë një dallim komod që në rundin e parë dhe të shkelë plotësisht kundërshtarin në rundin e dytë. Por nëse shqiptarët e LSDM preferojnë Ganiun, ai mund të dalë në rrethin e dytë me një përparësi të vogël. Por as kjo nuk do të thotë gjë. Në rrethin e dytë pritet që Besa të përkrahet nga Aleanca e PDSH, që bashkërisht do të kenë votat për të mposhtur BDI-në dhe LSDM-në. Prandaj favorit kryesor në Çair mbetet Zeqirija Ibrahimi”, shkruan Nesimi.

Ndryshe, Robert Nesimi publikoi një serial shkrimesh para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit, duke parashikuar me saktësi të lartë jo vetëm numrin e deputetëve, por edhe numrin e votave të partive politike nëpër njësi zgjedhore.

Faqja Zyrtare në Facebook:
Zeqirija Ibrahimi / – 14


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu