“Romana Vlahutin do të mbetet në historinë e Shqipërisë si një mike e madhe e popullit shqiptar”

Romana Vlahutin do të mbetet në historinë e Shqipërisë si një mike e madhe e popullit shqiptar.

“Romana Vlahutin është personaliteti i madh i diplomacisë perëndimore që mundi banditizmin e mafies shtetërore në Shqipëri, në një kohë kur ishte domosdoshmëri për avenirin perëndimor të Shqipërisë dhe për lirinë e shqiptarëve, në atdheun e tyre”

Kështu do të shkruajë historia e Shqipërisë për diplomaten e mençur kroate.

Dhe, nuk është fare rastësi që, përsëri një kroat ishte edhe historiani i madh, Milan Shuflai, i cili iu dha shqiptarëve me argumente shkencorë vendin e tyre të lashtë në historinë e Gadishullit Ilirik.

Shqiptarët do t’i jenë gjithmonë mirënjohës kësaj zonje të lartë dhe popullit nga i cili ajo rrjedh.
Falemnderit, Romana Vlahutin!/lexo.al

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu