Ronaldinho dhe Cassano në Shqipëri, zbulohet e vërteta e madhe

Sinan Idrizi flet për herë të parë në lidhje me dy emrat e mëdhenj të futbollit si Ronaldinho dhe Cassano.
Numri një i klubit vlonjat ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” teksa nuk ka lënë pa komentuar edhe zërat e ditëve të fundit.

“Kam pasur një kontakt me menaxherin e Ronaldinhos, por të dy lajmet, duke përfshirë edhe Casanon, janë shumë jashtë realitetit, nuk kam pasur asnjë kontakt me këta lojtarë. Unë dua të ndërtoj një markë dhe sjellja e një emri “big” është pjesë e ndërtimit të markës”, deklaroi Idrizi.

“Megjithatë, nuk janë aspak të vërteta këto lajme që po dalin këto ditë. Unë takohem me menaxherë, shumë të tillë, por nuk është e lehtë të sjell lojtarë në Vlorë, me kushtet që kemi ne. Këto nuk janë ëndrra vere, por kanë qenë biseda vere”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu