“Ronaldo është i lumtur te Reali, nuk besoj se largohet”

Michael Ballack pret që Cristiano Ronaldo të mbetet në Real Madrid mes zërave që lidhin yllin portugez me një largim nga klubi spanjoll.

Fituesi aktual i Topit të Artë thuhet se po kërkon një largim nga Santiago Bernabeu për shkak të akuzave në Spanjë lidhur me çështjet e tij tatimore.

Megjithatë, ish-ylli gjerman, Ballack mendon se Ronaldo është në një klub fantastik dhe i lumtur te Reali, dhe nuk e sheh te ndonjë klub tjetër.

“Unë mendoj se është një situatë emocionale tani … gjithçka që mund të them është se ai është duke luajtur në një klub fantastik”, ka thënë fillimisht Ballack për Omnisport.

“Jam i sigurt se ai është i lumtur në atë klub”.

“Është një situatë pak e vështirë tani, por ai ka përvojë të mjaftueshme për ta trajtuar atë gjithashtu dhe për të gjetur një zgjidhje të mirë për veten e tij”.

“Real Madridi është një klub fantastik dhe nuk e shoh atë në një klub tjetër tani”, përfundoi ish-ylli gjerman i Bayernit dhe Chelseat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu