Ronaldo: S’ka kthim pas, iki nga Reali

“E kam vendosr, do të largohem nga Reali. Nuk ka kthim pas”. Sipas gazetës madrileve Marca janë këto fjalët e Cristiano Ronaldos, që ua ka dhënë në kofidencë shokëve të skuadrës në kombëtaren portugeze që ndodhet e grumbulluar në Rusi për Kupën e Konfederatave, duke konfirmuar kështu lajmin e thënë nga Abola, mengjesin e së premtes.

Një zgjedhje që sigurisht nuk sigurisht nuk mbështetet në arsye sportive, pasi CR7 gjatë seoznit të fundit fitoi Primera Division dhe Championsin e 12-të me Los Blancos, por te sjellja jo gjithmonë e pranueshme nga ana e portugezit e tifozërisë së Realit dhe nga rasti i fundit që lidhte me akuzat e Prokurorisë për evazin fiskal.

Ndoshta qëndrimi indiferent i Klubit për këtë cështje duke mos e mbrojtur publikusht 32-vjecarin ka qenë pika që mbushi kupën. Tashmë Ronaldo është gati të dëgjojë të gjitha ofertat e klubeve të mëdha europiane për tëvendosur se ku do ta vijojë karrierën. I pari në listë është Manchester United, me tifozët e “Djajve të Kuq”, që kanë nisur të ëndërrojnë për rikthimin e CR7.

Sigurisht që Reali nuk mund ta mbajë me pahir një lojtar të këtij niveli por do të bëntë gjithcka për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij. Klubi spanjoll nuk ka nxituar për të mbajtur një qëndrim zyrtar për këtë cështje, pasi Ronaldo është nën kontratë. Skuadra që dëshiron të marrë shërbimet e 4 herë topit të artë duhet të përgatitet për të shpenzuar rreth 400 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu