Rrëfimi për djaloshin dhe nënën e tij

Rrëfen një djalosh dhe thotë: Gjatë periudhës kur isha më i ri, shpesh u largoja nga shtëpia dhe rrija deri vonë jashtë. Kjo e hidhëronte tepër nënën time, nuk haja në shtëpi, shumicën e ditës e kaloja duke fjetur, dhe natën u kthehesha shumë vonë, pasi që flinte nëna ime. Nuk i lash zgjidhje tjetër, përveç se para se të flenë, të fillon të ma shkruan një letër dhe atë ta ngjitë në derën e frigoriferit. Letra ishte një lloj udhëzimi që të më njofton për vendin e ushqimit dhe llojin e tij, që kur të kthehem ta marrë dhe të ha.

Me kalimin e ditëve letra filloi të rritet dhe kërkesat të shtohen. Nëna filloi nga unë të kërkon që edhe rrobat e palara t’i vendosi në një vend të posaçëm dhe t’i veshi ato të pastrat, dhe po ashtu të më njofton për takimet e rëndësishme që i kisha brenda dite.

Në këtë gjendje më kaloi një periudhë e gjatë e rinisë sime, derisa një natë kur u ktheva në shtëpi, si zakonisht e gjeta letrën të ngjitur në derën e frigoriferit. Më erdhi mërzi ta lexoj dhe shkova të flej. Në mëngjes, u habita kur prindi im më zgjoi nga gjumi dhe e pashë se lotët i rrjedhnin nga sytë. Më tha: Nëna jote ka ndërruar jetë!

Sa dhembje të madhe më dha ky lajm! Prapë e mbajta veten, derisa e varrosëm dhe i pritëm njerëzit për ngushëllim. Në mbrëmje u ktheva në shtëpi, dhe në gjoksin tim kishte mërzi të madhe dhe pikëllim të pa përshkruar. U shtriva në krevatin tim dhe papritmas mu kujtua diçka. Mu rikujtua letra e nënës time e ngjitur në derën e frigoriferit. U ngrita shpejt dhe shkova te kuzhina dhe e mora letrën edhe fillova ta lexoj. Këtë herë më kaploi një mërzi tepër e madhe, Në letër nuk kishte urdhra, e as njoftime, e as këshilla, në të ishte e shkruar vetëm se kjo: “Po ndjehem e lodhur. Diçka nuk jam mirë, kur të kthehesh më zgjo që të më dërgosh deri në spital”.

Ky djalosh e humbi mundësinë ta respekton nënën e vet, mirëpo ti e ke këtë mundësi. Për këtë arsye shfrytëzoje dhe mos e lejo veten ta humbësh këtë mundësi të artë!

Nga: Irfan JAHIU


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu