Rreth InfoShqip

InfoShqip.com është portali më i ri informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar më shume në mbulimin me lajme dhe informacione nga Maqedonia. Ky portal u themelua më 1 Gusht 2016, me qëllim që të bëhet një medium i besueshëm, i paanshëm politikisht, i pavarur dhe duke synuar gjithmonë që me ndershmëri të zhvillojë detyrën e një mediumi të dashur për lexuesin shqiptar.

Portali InfoShqip.com do të vijë tek ju në kohë reale me shumë artikuj, dosje, komente, analiza e reportazhe të ndryshme, lexuesit do të kenë mundësi të kyçen në këtë mozaik informacioni për tu informuar në çdo kohë për të gjitha ndodhitë nga vendi, rajoni dhe me gjerë. Nëpërmjet këtij mediumi synohet që të kuptohen dhe artikulohen preokupimet e afërta të opinionit publik në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës së përditshme.

Me një paraqitje dhe përmbajtje të pavarur si dhe i inicuar nga një staf prej disa gazetarësh InfoShqip.com synon profesionalizëm dhe cilësi e cila shkon përtej tregut vendor dhe rajonal.

Në përditshmërinë e InfoShqip do të jenë prezent personalitete të jetës politike, ekonomike e shoqërore, analistë, opinionistë, njerëz të spektaklit, sportistë dhe shumë profile të fushave të tjera që do të gjejnë hapësirën e duhur në kohën e duhur.

Ky portal asnjëherë nuk nuk do të publikojë lajme dhe informacione me përmbajtje propagandistike, por gjithmonë do të ruaj etikën gazetareske dhe gjithmonë do të guxoj të shfaq një realitet të tërë gjatë ekzistimit si media e lirë.

InfoShqip.com do të ketë në synim kryesor përkrahjen e të gjithë qytetarëve të republikës së Maqedonisë, tek ne ju mund të dërgoni opinionet apo mendimet tuaja, mund të denonconi shkelje apo kërcënime që bëhen nga zyrtarë, mund të paraqesni raste të ndryshme korpusioni etj.  Të gjithë ju që dëshironi të publikoni/denonconi në portalin InfoShqip.com jeni të lutur që të na kontaktoni në emailin tonë: press(at)infoshqip.com ose në faqen tonë në Facebook, dhe ne ju sigurojmë që në çdo rast do të rruajmë privatësinë tuaj.