Rrezikoi jetën nëpër trafik të ngjeshur që të shpëtojë një qen të vogël (VIDEO)

Çiklisti i paemëruar është vënë në shpëtim të një qeni të vogël, që vraponte nëpër një rrugë të kryeqytetit të Meksikës.

Ai gati u shtyp nga autobusi dhe disa vetura, teksa po e ndiqte kafshën që ikte, derisa ende e kishte rripin e lidhur për qafe.

Pas shumë përpjekjeve, më në fund qenin e kapë një punonjës që ishte duke qëndruar në skaj të rrugës, për t’ia dhënë burrit që rrezikoi jetën për të.

Mësohet se kafsha e ikur, është ribashkuar me pronarin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu