Rritet numri i të sëmuarve nga gripi

Javën e kaluar  (prej 13 e deri më 19 nëntor) janë regjistruar 67 raste të të sëmurëve nga gripi, që është rritje në krahasim me javën paraprake kur ishin regjistruar 47 persona të sëmurë, theksohet në raportin e Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë të publikuar në faqen e tij të internetit.

Në sezonin 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 367. Numri më i madh i të sëmurëve nga gripi janë paraqitur grupmosha prej 15-64 vjet. Javën e kaluar numër më i madh i të sëmurëve nga gripi janë paraqitur nga Njësia rajonale e Gostivarit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu