“Rruga për në ferr”: Vrima më e thellë në Tokë, aty ku “fshihen” sekretet e dy miliardë viteve më parë! (VIDEO)

Ajo konsiderohet si vrima më e thellë në tokë. Bëhet fjalë për një vrimë të cilën Rusia filloi të shpojë në vitet shtatëdhjetë për qëllime kërkimore dhe tani ajo është e thellë deri në 12 kilometra.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse e papërfunduar, ajo quhet edhe si “rruga drejt ferrit”.

Po sipas mediave të huaja, rusëve u deshën 24 vjet që të arrijnë një thellësi prej 12 kilometrash dhe gërmimi i mëtejshëm nuk ishte i mundur për shkak të temperaturave të larta (rreth 180 gradë Celsius), për shkak se aty do të shkatërroheshin pajisjet.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, shkencëtarët ishin të befasuar nga zbulimi i ujit të lëngshëm kaq shumë kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë gjetur edhe fosilet e planktonit dy miliardë vjet të vjetra.

Projekti përfundoi zyrtarisht në vitin 1994 dhe japonezët duan të tejkalojnë arritjen e Rusisë me një projekt të ri shpimi që do të fillojë në vitin 2030.

Ata planifikojnë të gërmojnë gjashtë kilometra nën “dyshemenë e oqeanit”. /Telegrafi/


1 Koment

  1. Po te degjosh te gjitha ato qe thone shkencetaret, cmendesh Ka patur raste qe dhe vete shkencetaret jane cmendur nga llogaritjet shkencore te tyre Sic eshte rasti i shkencetarit qe vrau vehten 2 ore para se te kalonte Kometa Hallej sepse kujtoi qe do te ndodhte perplasja e Tokes me Kometen Ose ai skulptori qe e kishte bere Luanin si te gjalle nga ku dilte nje curril uji nga goja e luanit Priste verejtjet nga publiku Luani ishte kryeveper Nuk kishte vend per verejtje Kur, papritur nje femije i vogel i tha artistit ‘xhaxhi ku e ka gjuhen, luani’ Ne vend qe te gdhendte gjuhen e luanit, artisti vrau vehten Dua te them qe artistet e kane nje damar psikopati

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu