Ruçi i bën favorin e fundit Tahirit, habit të gjithë me deklaratën e tij

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka folur në lidhje me çështjen e deputetit Sajmir Tahiri.

Gjatë kësaj deklarate ai ka thënë se sot në orën 17: 00 i është paraqitur kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit socialist.

Më tej ai ka shtuar se ka diskutuar me stafin e Kuvendit dhe vendimi do të jepet nesër në orën 11 të drekës dhe jo në orën 19 të mbrëmjes së sotme.

Kjo deklarate e Ruçit ka habitur jo pak median dhe gjithkënd tjetër, pasi mbledhja e Këshillit të Mandatimit ishte lajmëruar sot në orën 19:00, ndërsa Kryetari i Kuvendit e ka shtyrë me një ditë.

Në një kohë kur edhe vetë socialistët me të madhe kërkojnë drejtësinë, janë këta të fundit që e shtyjnë këtë proces.

Prokurori ka kërkuar heqjen sa më parë të mandatit të Saimir Tahirit, por me një vendim që mbetet ende i paqartë Këshilli i Mandatimit ka shtyrë mbledhjen e tij.


2 KOMENTET

  1. Po zhvillohet ne sy te publikut vendas e jo vetem nje nga ato lojerat e pista te politikes qe kerkon me urgjence te realizoje tri endrra me sy hapur:1-Te shpetoje nga Vettingu,2-Te shpetoje nga nje kundershtar qe nuk e perballon dot ne fushen e hapur me zgjedhje dhe 3-Te shpetoje faqen e saj te zeze nga deshtimi i turpshem ne zgjedhjet e 25 qershorit. Kesaj politike te mbire ne krime e te fryre me krime ndaj popullit te vet e ndaj perparimit normal te vendit te vet, i ka ardhur koha t’i htuhet me ze te larte :”Po rropatesh kot per te shpetuar nga zullumet e tua, se ortaket e krimit nuk kane as fuqi e as faqe te na japin shfaqje si luftetare kunder krimit! Se kupa eshte mbushur e po derdhet e dhe bekimet apostolike i keni marre qekuri”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu