Sali Berisha ‘kërcënon’ Edi Ramën para protestës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën që do të mbahet ditën sotme rreth orës 12:00 para kryeministrisë.

Duke postuar një foto në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se mijëra shqiptarë po vërshojnë drejt Tiranës.

Protesta është thirrur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe mësohet se nuk do të ketë afat të përcaktuar se kur do të mbarojë.Për të ruajtur sigurinë dhe mbarëvajtjen e saj, Policia e Shtetit ka angazhuar më shumë se 1000 efektivë nga e gjithë vendi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu