Së paku 20 të vdekur nga bomba në koncertin e Ariana Grandes

20 persona kanë vdekur dhe 59 janë të lënduar nga një bombë që shpërtheu në Mançester të Anglisë. Siç njofton InfoShqip, bomba ka shpërthyer në dalje të Mançester Arena, menjëher pas përfundimit të koncertit të këngtares së famshme botërore Ariana Grande ku ndodheshin rreth 20 mijë vetë, ka njoftuar policia angleze.

Autoritetet frikësohen se numri i të vdekurve mund të rritet.
Arsyet e eksplodimit ende nuk dihen, por policia nuk e përjashton mundësinë që bëhet fjalë për sulm terrorist të cilin e ka ekzekutuar bombardues vetëvrasës. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu