Së shpejti vjen seriali mbarë shqiptar “Shqiponjat e Arta” (FOTO)

Shikimi i serialeve të huaja është bërë një trend tashmë, por ato që na kanë munguar kanë qenë serialet vendore.

Më në fund po vjen një i tillë me titull “Shqiponjat e Arta” një serial që pritet të rrëmbejë zemrat e shikuesve shqiptar gjithandej ku ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë.

Ky serial do realizohet nga produksioni EFE Production me seli në Maqedoni, ndërsa xhirimet do bëhen në vende të ndryshme gjithandej ku ka shqiptar.

Regjisori i këtij seriali është Hadis Sen, ndërsa sa i përket roleve kryesore në këtë serial për momentin akoma nuk janë zyrtare.

Ndërsa serialit pritet ti shtohen edhe aktorë të ndryshëm nga trojet shqiptare.

Regjisori Hadis Sen për InfoShqip thekson se ky serial do përflitet gjatë kohë në opinionin shqiptar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu