Sekreti i “pisët” i varëses më trendi të momentit (FOTO)

Nëse ka bizhuteri e cila është më trendi në këto kohë padyshim që janë vareset e zeza rreth qafës.

Ato kanë qenë në modë para shumë kohësh por kohët e fundit janë rikthyer edhe më fuqishëm me modele dhe forma të ndryshme.

Të quajtura ndryshe “Chokers” kanë një histori që pak e dinë dhe që ndoshta mund të ndikojë në shijen e shumë vajzave që posedojnë këtë lloj varësje.

Kjo varëse sipas një postimi në Instagram nga faqja “10 Curiosita” mbahej nga prostitutat e shekullit 19-të dhe përdorej pikërisht për t’i identifikuar ato.

Pas këtij postimi shumë vajza kanë komentuar që nuk do i përdorin më këto “Chokers” ndërsa djemtë kanë gjetur një motiv për të vënë vajzat në lojë.

choker1 choker3 choker4 choker5 choker6 choker7


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu