Sela dhe Kiracovski: Sulmuesit e vërtetë në kuvend ishin politikanët

Në Prokurorinë Publike për herë të dytë ishte për të dhënë dëshminë e tij Ziadin Sela, i cili adresoi akuzat se kush mban përgjegjësi për dhunën në Kuvend.

“Porositësit e asaj që ndodhi të atentatit janë shumë publik dhe janë figura politike dhe kryetarësh parti, të cilët për ti shpëtuar nga krimin dhe korrupsioni që kanë bërë ndër vite janë gati për gjithçka. Jeni dëshmitar dhe i gjithë opinioni që njësoj si 10 vitet që kaluan që pikën e respektit nuk e kanë pasur për institucionin deputet tyre dhe të njëjtin formë dhanë urdhrin që të lirohen me kusht ata që dhunuan deputet” theksoi Ziadin Sela.  

Edhe deputeti i LSDM, Aleksandar Kiracovski që ishte për dëshmi në gjykatë tha se natën e 27 prillit nuk ka pasur vetëm dhunë në Kuvend, por ka ndodhur kërcënim terrorist i rendit kushtetues, por siç tha edhe tentim të pasuksesshëm për vrasjen e një pjese të deputetëve.

Sipas Kiracovskit, nëse gjykata dhe prokuroria vazhdojnë në të njëjtën mënyrë të trajtojnë edhe dhunuesit e tjerë të akuzuar, atëherë edhe ata do të jenë bashkëpjesëmarrës në krimet e 27 prillit.

Për dhunën në Kuvend, Gjykata Penale dënoi me lirim me kusht nëntë të akuzuar, ndërsa në procesim janë edhe të dyshuar të tjerë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu