Sela: Propozimi i Gruevskit për qeveri të pakicës është hap direkt drejt federalizimit (VIDEO)

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka deklaruar se propozimi i Gruevskit për qeveri të pakicës është hap direkt drejt federalizimit të Maqedonisë. Sipas tij, shqiptarët nuk përfitojnë asgjë nëse marrin pjesë në zgjedhje por nuk janë pjesë e qeverisë së re.

“Propozimi i Gruevskit që LSDM-ja të formojë qeveri me mbështetjen e OBRM-PDUKM-së me çka do të kishte 100 deputetë, do të thotë federalizim i Maqedonisë nga dita e ardhshme. Çka ju hyn në punë shqiptarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të punojnë në Kuvend, kur qeveria do të përbëhet vetëm prej maqedonasve”, u shpreh Sela në një emision në TV21.

Gruevski i prpopozoi LSDM-së të tërhiqet nga Deklarata e partive shqiptare dhe ata do ta mbështesin që LSDM-ja të formojë qeverinë e re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu