Serbia gati për luftë, fton qytetarët të bëhen gati (DOKUMENT)

Ministria e Mbrojtes e Serbisë duket që kësaj radhe i ka marrë seriozisht ngjarjet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një afishe e cila po shpërndahet në çdo shtëpi e banesë, dokument zyrtar lëshuar nga Ministria e Mbrojtes e Qeverisë së Serbisë të cilën “Gazeta Blic” ka arritur ta sigurojë, Qeveria e Serbisë ka filluar të ftojë serbët për mobilzim ushtarak.

Në ftesë mes tjerash thuhet: “Thirrje e Përgjithshme për regjistrim në Listën Ushtarake Në bazë të Nenit 15 të Ligjit për Shërbimin Ushtarak, të punës dhe obligimit për punësim e obligim material dhe Nenit 4, paragrafit 3 të Rregullores për kryerjen e shërbimit ushtarak për punësim e obligim material i ftojmë të gjithë të meshkujt e moshës madhore, shtetas të Republikës së Serbisë, të lindur në vitin 1999, dhe ata më të moshuar të cilët nuk e kanë kryer evidentimin në listat ushtarake që të lajmërohen në Qendrën e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetmbrojtje Lokale”.

Ata këshillohen që Në Rrugën Makedonska 42Dhoma nr. 85 a të lajmërohen për regjistrim në Listat Ushtarake.

“Pastaj në ftesën në fjalë thuhet që të gjithë shtetasit e Serbisë duhet të sjellin me vete edhe Letërnjoftimet kurse pokështu njoftohet që Regjistrimi fillon nga data 16.1. deri me datën 28.2.2017 nga ora 9:00 deri në ora 15:00.”

Kjo ftesë e Serbisë, vjen pas një varg provokimesh që shteti Serbia ia ka bërë Kosovës, duke nisur nga ndërtimi i murit në veri të vendit, pastaj ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletëarrest të Serbisë dhe së fundmi me trenin rus. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu