Seri tërmetesh në Shqipëri por u ndien në Dibër dhe në Strugë

Rreth orës 12.31 minuta, në rajonin e Strugës, mbase edhe në pjesë tjera të Maqedonisë perëndimore-pos rajonit të Dibrës, u ndie një tërmet me magnitudë dhe intensitet relativisht i ulët në këto pjesë, që është gjeneruar në rajonin epiqëndror 110 km në perëndim të Shkupit në pjesën ndërmjet Dibrës dhe Tiranës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Gjatë ditës së sotme, këtë rajonin e ka përfshirë një seri tërmetesh me magnitudë dhe intensitet të ulët, ndërsa në ora 12:30:59, magnitude e tërmetit në epiqendër ka qënë 5.2 ballë sipas shkallës së Richterit dhe me thellësi prej 5 km në hipoqendër.

Epiqendra e tërmetit është në koordinatat: 41.56° N (veri) dhe 20.19° E (lindje), që u dëgjua edhe në Strugë, por nuk ka njohuri për shqetësime më të mëdha ose dëme material.

Në ditën e sotme, që nga ora 08:39 minuta, në këtë zonë epiqëndrore janë ndier 6 here lekundjet e tokës me intensitet 2.1; 2.2; 2.3; dy here 2.7; 2.8 dhe me i fuqishmi ka qene 5.2 balle te Richterit. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu