Sëundjet që kuron mbretëresha e bimëve Aloe Vera

Aloe Vera është me të vërtetë një bimë mjaft e jashtëzakonshme. Ajo është një bimë e lëngshme dhe pjesë e familjes së zambakut (Liliaceae) – e njëjta familje ku bëjnë pjesë edhe hudhra e qepa.
Pjesë të ndryshme të bimës përdoren për efekte të ndryshme në trupin tonë dhe Aloe Vera ka dy mënyra aplikimi, si të brendshme ashtu dhe të jashtme.

Aloe Vera përmban mbi 200 komponentë aktivë duke përfshirë vitamina, minerale, aminoacidet, enzimat, polisaharidet dhe acidet yndyrore. Nuk është çudi që kjo bimë përdoret për një gamë kaq të gjerë kurash dhe recetash. Pjesa më e madhe e fletës së Aloe Vera është e mbushur me një substancë në formë xheli, jo të turbullt (me pamje të qartë) e cila është rreth 99 % ujë.

Njerëzimi ka përdorur Aloen për qëllime terapeutike për më shumë se 5000 vjet. Lista e përfitimeve dhe efekteve për këtë bimë të mrekullueshme është e gjatë.

Kjo është një listë e 12 përfitimeve dhe përdorimeve mjekësore më të mira të Aloe Vera:

1. Aloe Vera është e pasur në vitamina dhe minerale:
Aloe Vera përmban shumë vitamina duke përfshirë A, C , E, acid folik, kolinë, vitaminat B1, B2, B3 (niacin), B6. Aloe Vera është edhe një nga bimët e pakta që përmban vitaminën B12.
Disa nga 20 mineralet që gjenden tek Aloe Vera përfshijnë: kalcium, magnez, zink, krom, selen, natrium, hekur, kalium, bakër, mangan.

2. Aloe Vera është e pasur me aminoacide dhe acide yndyrore
Aminoacidet janë blloqet e ndërtimit të proteinave. Ka rreth 22 aminoacide që janë të nevojshme për trupin e njeriut dhe 8 prej tyre janë thelbësore. Vlera e aminoacideve që gjenden tek Aloe varion nga 18-20, bashkë me 8 aminoacidet esenciale.
Aloe Vera gjithashtu përmban një gamë mjaft mbreslënëse të acideve yndyrore. Aloe përmban tre sterole bimore, të cilat janë acide yndyrore të rëndësishme -kolesteroli HCL ( i cili ul nivelin e yndyrës në gjak ), kampesterol dhe B – sitosterol. Të gjitha janë të dobishme në reduktimin e simptomave të alergjive dhe mostretjes së acideve. Acidet yndyrore të tjera përfshijnë acidin linoleik, linolenik, miristik, kaprilik, oleik, palmitik dhe stearik.

3. Aloe Vera është një adaptogen
Aloe Vera është një adaptogen i njohur. Një adaptogen është diçka që rrit aftësinë natyrore të trupit për t’iu përshtatur ndryshimeve të jashtme dhe rezistuar sëmundjeve. Mendohet se fuqia e Aloes si një adaptogen balancon sistemin e trupit, duke stimuluar mekanizmat mbrojtës dhe përshtatës të organizmit. Kjo ju mundëson një aftësi në rritje për të përballuar stresin (stres fizik,emocional dhe mjedisor, p.sh. ndotjes)

4. Aloe ndihmon tretjen
Tretja jo e mirë mund të jetë pasojë e shumë sëmundjeve. Një trakt tretjeje, që funksionon siç duhet, është një nga çelësat dhe themelet e shëndetit tuaj. Aloe është e njohur për zbutjen dhe pastrimin e traktit digjestiv dhe për ndihmesën në përmirësimin e tretjes. Gjëja interesante në lidhje me marrjen e Aloes së brendshmi (brenda organizmit) është se, meqë është një adaptogen, ajo ndihmon me kapsllëkun ose diarrean, duke ju bërë që të rregulloni ciklet tuaja të eliminimit në çfarëdo mënyrë që ju nevojitet. Ajo ka qenë një lehtësim i madh për njerëzit me probleme të tilla si sindroma e zorrëve nervoze, si dhe refluksi i acideve. Aloe gjithashtu ndihmon për të ulur sasinë e baktereve të dëmshme në zorrë, duke e mbajtur florën tuaj intestinale të shëndetshme dhe në ekuilibër. Aloe është gjithashtu një vermifugë (kundër krimbave), që do të thotë se ajo ju ndihmon për të larguar krimbat e zorrëve.

5. Aloe ndihmon në detoksifikim
Aloe Vera është një ushqim bimor xhelatinoz, ashtu si bimët e detit dhe chia. Përfitimi kryesor i konsumit të ushqimeve xhelatinoze bimore në dietën tuaj, është se këto substanca lëvizin nëpër traktin e zorrëve duke thithur dhe toksinat gjatë rrugës, të cilat pastaj eliminohen përmes zorrës së trashë. Kjo do të ndihmojë në eliminimin e duhur të mbeturinave nga trupi juaj si dhe për detoksifikimin e trupit tuaj.

6. Aloe alkalizon organizmin
Sëmundjet nuk mund të manifestohen në një ambient alkalik. Shumica e njerëzve jetojnë dhe mbahen me ushqime kryesisht acidore. Për të patur një shëndet të shkëlqyer, mbani mend rregullin 80/20, d.m.th. 80 % ushqime që formojnë alkalinë dhe 20 % ushqime që formojnë acide. Aloe Vera është një ushqim që formon alkalinë. Ajo alkalizon trupin, duke ndihmuar të balanconi zakonet e tepërta acidike në dietën tuaj.

7. Shëndeti kardiovaskular
Nuk ka pasur shumë studimeve të kryera për këtë lidhje, por ka pasur disa kërkime për të treguar se ekstrakti i Aloe Veras, i injektuar në gjak, në masë të madhe shumëfishon aftësitë e qelizave të kuqe të gjaku-t për të transportuar oksigjenin dhe për difuzion. Sipas një studimi të publikuar në numrin 2000 të Gazetës Mjekësore Britanike, sitosterol beta ndihmon për të ulur kolesterolin. Duke rregulluar presionin e gjakut, përmirësuar qarkullimin dhe oksidimin e gjakut, duke ulur kolesterolin dhe duke e bërë gjakun më pak ngjitës, lëngu Aloe Vera mund të jetë në gjendje të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

8. Aloe ndihmon për të nxitur sistemin imunitar
Unë mendoj se duke pasur parasysh streset e jetës sonë të përditshme, çdokush ka nevojë për një nxitje për sistemet e tyre imunitare. Polisakaridet në lëngun e Aloe Veras stimulojnë makrofagjet, të cilat janë qelizat e bardha të gjakut të sistemit tuaj imunitar që luftojnë kundër viruseve.
Aloe është gjithashtu një përforcues i imunitetit për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, të cilët ndihmojnë për të luftuar komponimet e paqëndrueshme, që njihen si radikalet e lira, duke kontribuar kështu në procesin e shëndetshëm të plakjes. Radikalet e lira janë një bi-produkt i vetë jetës, është një proces që ndodh, por ne mund ta mbingarkojmë veten me radikale të lira të panevojshme, duke jetuar një mënyrë jete të pashëndetshme. Aloe është gjithashtu një ulës i temperaturës që do të thotë se ajo përdoret për të zbehur ose parandaluar ethet.

9. Aloe Vera është e mrekullueshme për lëkurën
Për shkak të vetive të mirënjohura shëruese të Aloes për lëkurën, ajo është një nga përbërësit kryesorë që përdoret në industrinë kozmetike. Aloe Vera është një vulnerator i njohur (që do të thotë ajo ndihmon për të shëruar plagët) dhe është shumë e mirë për t’u aplikuar mbi lëkurë për djegiet, abrazionet, psoriazën dhe madje edhe për pickimet e insekteve. Aloe vepron si një analgjezik, duke ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të plagëve. Është ndjesi veçanërisht e mirë nëse prisni një copë Aloe, e vendosni në frigorifer dhe e fërkoni atë mbi lëkurën e djegur nga dielli – efekti i menjëhershëm qetësues duket se do ju shpëtojë jetën. Aloe është gjithashtu një antiprurit: një substancë që largon ose pengon kruarjet. Aloe Vera është një astringent: që shkakton tkurrjen e indeve të trupit, të përdorura zakonisht për të reduktuar gjakderdhjen e shkaktuar nga abrazionet e vogla.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit të Aloes (më shumë se 99 % ujë) ajo është një mënyrë e mirë për të hidratuar, vajosur dhe rinovuar lëkurën dhe që përshtatet me parimin tim të përgjithshëm: “Mos vini asgjë në lëkurën tuaj, që ju nuk do ta hanit!”. Aloe rrit elasticitetin e lëkurës duke e bërë atë më fleksibël me anë të riparimit të kolagjenit dhe elastinit. Aloe është një zbutës që ju ndihmon për të zbutur dhe lëmuar lëkurën. Kjo ndihmon furnizimin me oksigjen të qelizave të lëkurës, duke rritur forcën dhe sintezën e indeve të lëkurës dhe sjell qarkullim më të mirë të gjaku-t në lëkurë përmes zgjerimit të kapilarëve.

10. Dezinfektues, antibiotik, antimikrobial, vrasës mikrobesh, antibakterial, antiseptik, antifungale dhe antiviral.
Epo, unë mendoj se kjo mbulon të gjitha anti-të që mund t’ju vijnë ndër mend. Mirë, e pranoj se ishte vetëm një mënyrë e poshtër për të shtuar 8 arsye të tjera pse ju duhet të mbani Aloe Vera me vete dhe ta përfshini atë në stilin tuaj të jetesës. Përbërësit aktivë të Aloe Vera janë squfuri, lupeoli, oksidi salicilik, acid cinamik, azoti i ureas dhe fenoli, të cilat janë substanca që parandalojnë rritjen e mikroorganizmave, që shkaktojnë sëmundje dhe që veprojnë si një ekip për të siguruar aktivitet antimikrobial, duke eliminuar shumë infeksione të brendshme dhe të jashtme, aktive dhe kundër baktereve. Ajo gjithashtu ndihmon për trajtimin e infeksioneve mykore dhe virale.

11. Aloe ndihmon për të reduktuar inflamacionin
Aloe Vera përmban 12 lëndë, duke përfshirë edhe sisterol-B, të cilat mund t’ju ndihmojnë për të ngadalësuar apo penguar inflamacionin. Kjo veti mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë me nyjet e dhimbshme që vijnë si pasojë e ngurtësisë, si dhe të ndihmojë në përmirësimin e fleksibilitetit të nyjeve.

12. Rënia në peshë – një efekt dytësor
Përmirësimi i aktivitetit tretës dhe detoksifikimi juaj do të ketë një efekt dytësor në promovimin e rënies në peshë, sepse kur ne fillojmë të përmirësojmë tretjen, ne natyrisht eleminojmë substancat e panevojshme në mënyrën më efikase, dhe kjo është një mënyrë parësore e detoksifikimit – me anë të zorrëve. Kjo do të lehtësojë ngarkesën tonë toksike në trup dhe do të na japë më shumë energji.

Masat paraprake të sasisë të Aloe Veras që duhet të merrni
Kjo bimë është tepër medicinale, por ende ka disa masa kundër përdorimit afatgjatë të saj. Vetëm për shkak se sasia e paktë është e dobishme, nuk do të thotë se sasia e shumtë është më e dobishme. Kjo është një barishte tepër e fuqishme dhe duhet të përdoret me një nivel respekti për potencën e saj. Përdorimi për një kohë të gjatë mund të çojë në humbjen e elektroliteve, sidomos kaliumit.
Shmangni marrjen e Aloes së brendshmi gjatë shtatzënisë, menstruacione-ve, në qoftë se keni hemorroide apo degjenerim të mëlçisë apo fshikëzës tëmthit.

Dozat e Aloe Veras
Shumë njerëz janë duke u përpjekur për të shitur prodhimet e tyre të lëngshme Aloe Vera. Ashtu siç unë them gjithmonë “e freskët është më e mirë”. Bimët Aloe mund të rriten gati kudo. Kur unë isha duke jetuar në Kanada, kam patur disa bimë Aloe shtëpie dhe më kanë bërë me të vërtetë mirë. Tani që unë jetoj në Hawai, Aloe rritet kudo, kështu që unë nuk kam nevojë për të blerë lëng, e bëj atë vetë. Disa kompani që shesin lëng Aloe rekomandojnë që ne duhet të marrim atë rregullisht, por unë nuk pajtohem domosdoshmërisht me këtë. Ne kemi nevojë për të trajtuar këtë bimë si bar dhe duke e pirë me shumicë lëngun e saj, ne mund me të vërtetë të fillojmë të vërejmë nëse jemi të tërhequr drejt kësaj bime për shkak të nivelit të shërimit që përmban. A do të merrnit një ilaç nëse organet tuaja në të vërtetë nuk do të kishin nevojë për të? Ndoshta jo dhe kjo vlen dhe për barnat bimore. Nëse jeni duke përjetuar një nga sëmundjet e aparatit tretës, përdoreni atë për një periudhë të shkurtër kohe, aq sa ju nevojitet për trajtimin (1-2 javë). Më pas ndaloni dhe prisni të paktën një muaj para se të filloni sërish.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu