SHBA dhe BE presin që Zaev të formojë qeveri

Komisioni Evropian pret formim të shpejtë të qeverisë e cila do ti përkushtohet refomave evropiane. Nga Brukseli për Meta thonë se qëndrimet e tyre janë bërë të ditura përmes deklaratës së eurokomesarit Johanes Hahn, i cili të shtunën tha se pret që presidenti t’ia jap mandatin Zoran Zaevit, transmeton FLAKA.mk

Hahn tha se pasi janë tubuar mjaftueshëm nënshkrime deputetësh, Brukseli pret presidenti t’ia jap mandatin për formim të qeverisë së re kandidatit nga partitë që kanë shumicë në Kuvend, në përputhshmëri me Kushtetutën.

Qëndrimin e Hahn e kanë përkrahur edhe nga Ambasada amerikane në Shkup. Nga atje thanë se partitë duhet ti respektojnë proceset demokartike dhe isntitucionet.

“Pajtohemi me qëndrimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe euro- komisarit Johanes Hahn rreth formimit të Qeverisë. Të gjitha partitë duhet ta respektojnë procesin demokratike dhe institucionet duhet të fokusohen në angazhimin e tyre të përbashkët, zbatimin e reformave kyçe. Vetëm në këtë mënyrë, Maqedonia do të përparoj në synimet e saja drejt NATO-s dhe BE-së, diç që SHBA-të që moti e mbështesin. Kjo është në përputhje me deklaratat tona paraprake dhe deklaratën e ambasadorit Xhes Bejli e dhënë në intervistën e televizionit Sitel më 18 shkurt”, thonë nga ambasada e SHBA-së në pyetjen e “Meta” se si i komentojnë deklaratat e Stoltenbergit dhe Hanit.

Stoltenberg dje deklaroi se pret të jepet mandati për formimin e Qeverisë dhe u bëri thirrje palëve që të jenë të përmbajtshim në veprimet e tyre. FLAKA.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu