SHBA: Kamioni përplaset në turmën e njerëzve, 28 të lënduar (VIDEO)

Një kamionetë është përplasur në një turmë të njerëzve, ku po mbahej karnavali “Mardi Gras”, në qendër të New Orleans në SHBA.

Në këtë aksident janë plagosur 28 persona ku në mesi e tyre 5 persona janë në gjendje të rëndë, raporton BBC News, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj ngjarje autoritetet kanë përjashtuar mundësinë të jetë ndonjë sulm, pasi shoferi i kamionit ishte në gjendje të dehur në momentin kur ka goditur turmën e njerëzve.

Michael Harrison, shef i policisë lokale, tha se kjo ngjarje nuk ka në sfond ndonjë lidhje terrorizmin, pasi pas hetimeve shoferi i kamionit ka qenë i dehur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu