SHBA, tjetër incident në avionin e “American Airlines”

“American Airlines” ka shkarkuar nga detyra një punonjës, pas një përplasjeje mbi një karrocë bebeje në San Francisco.

Një pasagjer, që hodhi në rrjet videon që tregonte fundin e incidentit, tha se një grua ishte qëlluar madje, ndërsa punonjësi po largonte me forcë karrocën.

“American Airlines” tha se i vinte keq për shqetësimin e shkaktuar për gruan dhe familjen e saj.

“Ajo që pamë në këtë video nuk reflekton vlerat tona dhe as nuk tregon sesa kujdesemi për klientët”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kompania e kishte kaluar gruan dhe familjarët e saj në klasin e parë, pasi kishin marrë një tjetër avion drejt Dallasit, shkruan tch.

Incidenti pason një përplasje tjetër në një avion të “United Airlines”, dy javë më parë, kur një pasagjer u largua me dhunë nga kabina. Incidenti i “American Airlines”, ndërkohë, ndodhi në Aeroportin ndërkombëtar të San Franciscos, ndërsa “Fluturimi 591” përgatitej të nisej drejt Dallasit.

Pasagjeri që kishte postuar videon në Facebook tha se, punonjësi kishte marrë me dhunë karrocën nga nëna, duke goditur këtë të fundit e duke evituar për pak edhe goditjen e foshnjës. Pamjet tregojnë nënën, dukshëm të shqetësuar, ndërsa punonjësit e tjerë dhe pasagjerët përpiqen të ndërhyjnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu