Shenjat e pazakonshme të cilat ju sugjerojnë ta dërgoni beben te doktori

Sëmundja e fëmijës është përvojë e hidhur për çdo prind. Por shumë telashe mund të shmangen nëse i vëreni simptomat me kohë.
Prandaj, duke marrë parasysh këtë, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa shenja të rëndësishme të shëndetit të dobët të bebes, e të cilat nuk duhet injoruar.

Rënia e flokëve

Burimi i këtij problemi zakonisht gjendet brenda trupit! Kryesisht arsyeja e rënies së flokëve te fëmijët mund të jetë mungesa e vitamina. Por, për të zbuluar arsyen e vërtetë, është e domosdoshme ta dërgoni atë te një doktor!

Ndryshimet e disponimit

Një reduktim i papritur i apetitit, problemet me gjumë apo lëvizje më të pakta janë arsye të rëndësishme për tu konsultuar me një doktor.

Rritje e madhësisë së kokës

Rritja e kokës është krejtësisht normale për bebet. Kjo rritje duhet të ndalet pas një kohe, dhe nëse vazhdon të rritet më e madhe se ç’duhet, ajo mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje.

Etje e vazhdueshme

Etja e shpeshtë dhe kërkesat e ‘panevojshme’ për të pirë ujë mund të jenë shenja të ndonjë problemi serioz. Në këso raste, urgjentisht dërgojeni fëmijën te doktori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu