Sheqerinska: Qëllimi jonë është ta zhbllokojmë punën e Kuvendit

Radmilla Sheqerinska në një emision shpjegoi në cilën mënyrë do të vazhdojë puna e Kuvendit të Maqedonisë dhe a do të përdorin shumicën e tyre për të anuluar vendimet e OBRM-PDUKM-së, ose do të vazhdojnë të punojnë në parimin e marrëveshjes paraprake.

“Për shkak se OBRM-PDUKM-ja sillet ashtu edhe si shumicë parlamentare do të vazhdojmë kështu edhe në të ardhmen. Tani nga Trajko Veljanovski varet a do ta thirrë vazhdimin e seancës konstituive ose jo. Nesër shumica parlamentare do të vendos, që ndoshta anëtarët e komisionit mund të kenë qëndrim të ndryshëm”, tha Sheqerinska.

Ajo gjithashtu tha se qëllimi i tyre është që të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe do të ndërmarrin gjithçka që kjo të ndodh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu