Sherr me thika mes shqiptarësh në Belgjikë, një në gjendje të rëndë

Një sherr me thika mes shqiptarësh në Belgjikë, në zonën e quajtur Sprimont Ayville, në qytetin e Gent ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas të përditshmes belge “Gazet Van Antwerpen”, ngjarja ndodhi rreth dy ditë më parë për arsye banale, përcjell balkanweb.

Policia shoqëroi në rajon dy shqiptarë të tjerë të moshës 20 dhe 25 vjeç, si të dyshuarit kryesorë në plagosjen e 30-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

I plagosuri shqiptar u gjet me plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në spital ku po lufton për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu