Shfaqja “Darka e Thërrimeve” sot dhe nesër në Shkup

Mbrëmë në Teatrin e fëmijëve në Shkup ( për shkak punimeve tek Teatri shqiptarë ) u shfaq suksesshëm premiera e dramës “Darka e thërrimeve” me autor Refet Abazi dhe regji të Qëndrim Rijanit me aktorë Luran Ahmeti dhe Armenis Nokshiqi-Jovanovska. Shaqja prezantohet edhe sot dhe nesër nga ora 20:00.

Salla e Teatrit në Çarshinë e Vjetër në Shkup ishte e vogël për të pranuar të gjithë ato dashamirë të teatrit dhe dihet aty ku kanë dorë si autor Refet Abazi dhe Qëndrim Rijani si regjisor e që të jetë e kompletuar kjo e gjitha me dy aktorët më të mirë Luran Ahmeti dhe Armenis Nokshiqi Jovanovska s’ka se si mos të jetë e shkëlqyer.

Një dramë tragjike kishte kohë që i mungonte skenës teatrore shqiptare në Maqedoni e mbuluar viteve të fundit nga komedia. “Darka e thërrimeve” një dramë me skena trishtimi, me copëza erosi dhe humori që jep një mesazh dashurie dhe urretje me anë të cilës gjendet lumtura por këtë duhet të zbuloni vet sot dhe nesër në Teatrin e fëmijëve në Shkup nga ora 20:00./Shqipmedia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu