SHGM takon Spasovskin, kërkohet ndëshkimi i dhunës kundër gazetarëve

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë sot takuan ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovskin, me të cilën biseduan për rritjen e sigurisë së gazetarëve.

Kryetari i SHGM, Naser Selmani, tha se institucionet kanë detyrim të sigurojnë kushte për punë të papenguar të gazetarëve dhe theksoi se qeveria duhet të ndërtojnë sistem efikas për ndëshkimin e dhunuesve. Kjo do të dërgonte measzh të qartë në opinion se dhuna kundër gazetarëve dhe punëtorëve të medias është e papranueshme.

Selmani kërkoi që MPB të punojë intenzivisht për zbardhjen e të gjithë 53 rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, që kanë ndodhur në pesë vitet e kaluara.

U bisedua edhe për mundësinë që MPB të ketë një regjistër të veçantë ku do të evidentojë të gjitha sulmet kundër gazetarëve, ndërsa u fol edhe për nevojën e përmirësimit të komunkimit mes policisë dhe gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, njofton Infoshqip.

Ministri Oliver Spasovski tha se MPB punon intenzivisht për zbardhjen e të gjitha sulmeve kundër gazetarëve dhe premoti se shumë shpejtë do të dali me raport për hetimin e deritashëm të rasteve të dhunës kundër gazetarëve. Ai shfaqi shpresë se në të ardhmen do të përmirësohet edhe bashkëpunimi me prokurorinë, e cila është aktor kryesor në drejtimin e hetimeve për këto raste./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu