Shifra marramendëse, ja sa para fitojnë VIP-at nga postimet në Instagram

Në ditët e sotme, çdo sekondë që ju kaloni në rrjete sociale është burim të ardhurash për dikë.

Lundroni nëpër faqe interneti, pëlqeni video, këngë e postime dhe as nuk e mendoni se këto të fundit po pasurojnë dikë që as nuk e njihni. Ky është fenomeni i viteve të fundit, ku njerëzit po paguhen në bazë të pëlqimeve dhe shikimeve në hapësirat virtuale.

Për Marie Claire Magazine, CEO i Talent Resources, Michael Heller, pohoi se postet e sponsorizuara përbëjnë rreth 25% të pasurisë së VIP-ave. Vetëm me një postim, çfarë do qoftë ai, Kim Kardashian fiton rreth 500 mijë dollarë vetëm falë 92 milion ndjekësve në Instagram.

Ndërkohë motrat e saj si Khloé apo Kourtney ( me respektivisht 64.3 milionë dhe 54.5 milionë folloëers, )arrijnë të fitojnë rreth $250,000 për post. Jo keq!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu