Shikoni se si duket stilistja që guxoi të vishte xhinse në ditën e dasmës (FOTO)

Kemi parë shpesh herë fustanë nusërie të çuditshëm, por ky që ka zgjedhur kjo nuse është gjëja më e çuditshme që kemi parë ndonjëherë.

Stilistja nga Brooklyn e New York-ut ka vendosur të martohet me të veçantin e zemrës së saj Niclas Kristiansson, duke u veshur shumë ndryshe nga seç jemi mësuar të shohim në ditë të tilla, shkruan RevistaClass.

Si vajzë e modës ajo nuk hezitoi të eksperimentonte. “E kisha vendosur që nuk do të vishja asgjë të bardhë. Doja të ndihesha rehat. Të dy e dinim që midis nesh do të zhvillohej vetëm një ceremoni kuptimplotë në kishë”, ka thënë ajo për Vogue.com, duke justifikuar përzgjedhjene “fustanit”.

Pra, në vend të një fustni të bardhë përallash, Claudia zgjodhi të martohej duke mbajtur veshur xhinset e saj të preferuara dhe një bluzë me model bohemian, një palë sandale, vath të florinjtë e buzë flakë të kuqe.

E thjeshtë? Po! E vërtetë? Plotësisht!

farmerka